Ministri francez: Nuk është nevoja të mbyllen kufijtë Francë - Itali prej koronavirusit

Ministri francez: Nuk është nevoja të mbyllen kufijtë Francë - Itali prej koronavirusit

08:55, 24/02/2020
A+ Aa A-

Ministri i ri i Transportit të Francës, Jean Baptiste Djebbari tha të hënën se ai nuk e sheh të nevojshme të mbyllen kufijtë e transportit ndërmjet Francës dhe Italisë, pavarësisht koronavirusit, njofton Reuters.

“Mbyllja e kufijve nuk do të kishte kuptim , pasi qarkullimi i virusit nuk është i kufizuar thjesht brenda kufijve administrativë” tha Djebbari për BFM Business.

Rastet me koronavirus në Itali, vendi më i prekur në Evropë, u rrit të shtunën me më shumë se 150 raste, me tre të vdekur, duke bërë që qeveria të mbyllë zonat më keq të prekura në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco