Epidemia e koronavirusit/ Ngrihet karantinë edhe në Korenë e Veriut

Epidemia e koronavirusit/ Ngrihet karantinë edhe në Korenë e Veriut

08:45, 24/02/2020
A+ Aa A-

Situata duket se po përshkallëzohet edhe në Korenë e Veriut, ku 380 shtetas të huaj vendosur në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët e huaj, janë kryesisht diplomatë të stacionuar në kryeqytetin Phenian, thotë agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar televizion shtetëror korean. Prej tyre, 200 vetë kanë qëndruar prej një muaji të izoluar në selitë e tyre diplomatike.

Pavarësisht frikës, ende në Korenë e Veriut nuk është raportuar për asnjë person të prekur me koronavirus.

Ndërkohë në Korenë e Jugut, 7 persona kanë humbur jetën ndërsa 763 rezultojnë pozitivë ndaj Covid 19. Në karantinë janë vendosur 7700 trupa ushtarake, pas infektimit të 11 prej tyre.

Virusi që shpërtheu në Kinë është përhapur tashmë në 29 vende të botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco