'As për të qarë e as për të qeshur'/ Shkencëtarja italiane: Koronavirusi do të dobësohet ndjeshëm në...

'As për të qarë e as për të qeshur'/ Shkencëtarja italiane: Koronavirusi do të dobësohet ndjeshëm në...

23:28, 23/02/2020
A+ Aa A-

Virologia e njohur italiane, Ilaria Capua, gjatë një interviste për programin ”In 1/2 ora", është shprehur ndër të tjera se, Koronavirusi do të dobësohet ndjeshëm në fund të pranverës ose para verës.

“Nuk është për të qarë, por as për të qeshur. Duhet të ndjekim në mënyrë të verbër atë që na thonë të bëjmë organizatat ndërkombëtare”, shpjegon ekspertja.

Sipas shkencëtares, që drejton në SHBA “One Health Center of Exellence” të Universitetit të Floridës, “Italia po përjeton një situatë më kritike, sepse po kërkon rastet që janë më aktivë se të tjerët”.

Sipas saj, ajo që po ndodh “është një sindromë e ngjashme me gripin e shkaktuar nga Koronavirusi, që mund të zgjasë deri në fund të pranverës ose para verës.

“Do të duhet të merremi me këtë virus për ca kohë, por të përdorim arsyen dhe të shmangim qarkullimin e lajmeve idiote, që frikësojnë personat më të brishtë”, shton Capua.

Sipas saj, virusi do të udhëtojë nëpër botë shumë shpejt, por kjo nuk do të thotë se do të ketë forma serioze.

“Nëse bëhet fjalë për ndonjë pandemi, kjo mund të thuhet vetëm kur të kemi teste diagnostikuese të aplikuara në të gjithë Europën. Jam e bindur se virusi do të udhëtojë nëpër botë mjaft shpejt, sepse ne jemi shumë dhe virusi do të gjejë shumë trupa, por kjo nuk do të thotë se do të ketë forma serioze, përkundrazi, ka shumë të ngjarë që do të jetë gjithnjë e më i dobët”, përfundon virologia e njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t24/02/2020 00:42

Sigurisht qe do dobesohet ne fund te pranveres,por pasi te kete bere kerdine te personat me imunitet te dobet.

Shto koment

Denonco