FOTO-VIDEO/ Pamje apokaliptike! Ishujt Kanarie goditen nga stuhia e rërës. Anulohet fluturimet

FOTO-VIDEO/ Pamje apokaliptike! Ishujt Kanarie goditen nga stuhia e rërës. Anulohet fluturimet

23:22, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një stuhi e madhe rëre ka goditur orët e fundit ishujt Kanarie në Spanjë.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga rëra trafiku ajror është paralizuar ndërsa shumë fluturime janë anuluar.

Imazhet satelitore tregojnë renë e madhe të pluhurit që shtrihet nga Saharaja dhe zbrazet  në Ishujt Kanarie duke detyruar qindra fluturime të anulohen dhe duke hedhur planet e udhëtimit në kaos për mijëra qytetarë.

Të gjitha fluturimet drejt ishujve u anuluan në mesditën e sotme nga operatori i aeroportit Spanjoll AENA për shkak të shikueshmërisë së dobët, dhe nisjet u pezulluan gjithashtu. Rreth 230 fluturime u pezulluan mbrëmë ndërsa të paktën 19 aeroplanët duhej të shmangen për shkak të stuhisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco