Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Pasaportat e reja të Britanisë prodhohen nga Polonia

Pasaportat e reja të Britanisë prodhohen nga Polonia

14:49, 23/02/2020
A+ Aa A-

Qeveria britanike ka prezantuar pasaportat e reja të vendit pas Brexit.

Pasaportat e para në blu të errët, që zëvendësuan ato vishnje të Britanisë si vend i BE, do të dalin në qarkullim në fillim të marsit, sipas njoftimi të Patel ditën e djeshme.

Priti Patel u shpreh për to se ‘pasaporta britanike do të jetë sërish e lidhur me identitetin e saj si komb’.

Boris Johnson gjithashtu ishte shumë i gëzuar nga ky ndryshim, pasi shprehu mërzinë që pati ndjerë, kur BE hoqi pasaportat blu britanike.

Por ajo që asnjë nga ata nuk përmendën është fakti që pasaportat e reja do të prodhohen nga firma franko-hollandeze Gemalto, në pikën e saj në Poloni.

Britania prodhon pasaporta të reja një herë në disa vjet dhe kontrata për pasaportat e reja blu u fitua nga Gemalto në 2018, pasi mundi kompaninë britanike De La Rue.

Në atë kohë Priti Patel e quajti vendimin ‘të turpshëm’ dhe ‘pervers’.

Por tashmë ajo u shpreh se pasaportat e reja do t’i hapnin një rrugë të re në botë Britanisë dhe do t’i lejonin ruajtjen e identitetit të kombit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco