Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Trafikanti i drogës humb thesarin në Bitcoins, nuk gjen letrën A4 me kodet

Trafikanti i drogës humb thesarin në Bitcoins, nuk gjen letrën A4 me kodet

13:56, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një i burgosur për trafik droge ka humbur thesarin e tij me Bitcoins që vlente 46 milionë paundë. E gjitha kjo pasi pronari i shtëpisë së tij hodhi letrën A4 me kodet që i duheshin për ta aksesuar.

Klifton Kollins, 49 vjeç, i kishte ruajtur kodet në një kuti teneqeje në shtëpinë e tij me qera, në Irlandë. Pasi ai u arrestua për gjetjen e një sasie kanabisi me vlerë 1500 paundë në makinë, qiraxhiu i tij pastroi shtëpinë.

Kutia e tenqes ishte një nga objektet që u hodhën, për të mos u gjetur më kurrë.

Kollins tregoi për The Guardian që humbja e tyre është shpërblim për veprimet e tij budallaqe dhe që e ka pranuar këtë fakt.

Paratë që ai bënte i ruajti në Bitcoins, kur vlera e tyre ishte e vogël. Por që nga viti 2011, kur ai e filloi këtë, vlera e një monedhe të tillë ka shkuar nga 3 paundë në më shumë se 7000 paundë.

Policia irlandeze është duke kërkuar për kodet e humbura. Nëse gjenden, monedhat Bitcoins do të merren nga policia, për shkak se ato para janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme nga Kollins, duke shitur kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco