Pamje të rënda pas tërmetit/ Shkon në 9 numri i viktimave në Turqi

Pamje të rënda pas tërmetit/ Shkon në 9 numri i viktimave në Turqi

13:49, 23/02/2020
A+ Aa A-

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se nga tërmeti në kufirin Turqi-Iran kanë humbur jetën 9 persona ndërsa janë plagosur 37 të tjerë, prej të cilëve 9 në gjendje kritike, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një postimi nga llogaria në Twiter, lidhur me tërmetin në kufirin Turqi-Iran, ministri Koca tha se "9 persona kanë humbur jetën ndërsa janë plagosur 37 të tjerë. 

Menjëherë pas tërmetit, në rajon janë dërguar 25 ambulanca, 1 helikopter ambulancë dhe 13 ekipe të UMKE. Po tregojmë çdo përpjekje për 9 personat që janë në gjendje kritike dhe për të plagosurit e tjerë".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco