Kritiku i ushqimit viziton restorantin kinez, solidaritet me të prekurit nga racizmi

Kritiku i ushqimit viziton restorantin kinez, solidaritet me të prekurit nga racizmi

13:37, 23/02/2020
A+ Aa A-

Kritiku i ushqimit i The Observer, Xhej Rajner, është shprehur se kritika e fundit që ai bëri për një restorant kinez ishte një akt bamirësie në kohën e racizmit dhe frikës që rrethon koronavirusin.

Rajner po bënte kritikën për restorantin ‘Four Seasons’ në lagjen kineze të Londrës dhe foli në Twitter për domethënien e saj. 

Ai shkruan: “ Kritika e kësaj jave, përvec se është një përshkrim i rostos kantoneze që gatuhet në ‘Four Seasons’, është një akt solidariteti me komunitetin kinez në Britani, i cili po vuan nga frikat raciste të krijuara nga korkonavirusi. Mbështesni kinezët.”

Pronari shprehet mbi racizmin: “ Ne duam që të na kthehet biznesi që kishim, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Njerëzit kanë frikë.”

Kritiku na kujton se origjina nuk është një tregues i smëundjes dhe nxit njerëzit të luftojnë racizmin ndaj kinezëve.

“Racizmi mbetet racizëm, pavarësisht justifikimit,” thotë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco