Britani, që nga nesër mund të testohen për koronavirus pa dalë nga makina

Britani, që nga nesër mund të testohen për koronavirus pa dalë nga makina

13:23, 23/02/2020
A+ Aa A-

Qendra kombëtare e shëndetit në Britani, NHS, po prezanton teste për koronavirusin që mund të bëhen në makinë, si përpjekje për të lehtësuar punën e spitaleve.

Metoda po jepet së bashku me testet që mund të bëhen në shtëpi, ku stafi i NHS do të vizitojë individët në shtëpitë e tyre, për t’i testuar.

Kjo ka ardhur pas fillimit të karantinës për të evakuarit britanikë nga anija Diamond Princess.

Metoda e re për testet në makinë do të prezantohet fillimisht në Londër. Shoferi do të shkojë me makinë në zona përkatëse dhe infermierë në costume mbrojtëse do t’i testojnë nga dritarja e makinës.

Kjo do të nisë ditën e nesërme dhe pritet të jetë një lehtësim i madh për spitalet e mbipopulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco