Sulmi racist/Gruaja mbron shoqen kineze, përfundon pa ndjenja

Sulmi racist/Gruaja mbron shoqen kineze, përfundon pa ndjenja

13:07, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një grua u godit në mënyrë brutale, derisa humbi ndjenjat, pas përpjekjeve për të mbrojtur shoqen e saj kineze nga racizmi.

Mera Solanki kishte dalë me shoqet për të festuar ditëlindjen e saj të 29-të nw Birmingam , kur incidenti ndodhi.

Solanki thotë: “ Unë kisha dalë për të pirë me shoqërinë time. Një grup meshkujsh aziatikë po më ngacmonin, mesa duket kishin një problem me faktin që unë isha një indiane me një grup shokësh të racave të ndryshme. Ne u përpoqëm t’i injoronim, edhe pse ai u përpoq të pështynte shoqen time. Ne vendosëm të iknim, por ai na ndoqi.”

29 vjeçarja tregon se burri po shfaqte racizëm ndaj shoqes së saj duke thënë: “ Merre koronavirusin tënd dhe ktheje në shtëpi.”

“Unë u mundova ta mbroja atë, duke i thënë burrit të ndalonte, por ai më gjuajti me grusht. Unë godita trotuarin me kokë dhe humba ndjenjat,” shprehet Solanki.

Raste të tilla kanë qënë të shpeshta, pas përhapjes së koronavirusit edhe pse policia britanike po merr masa kundër tyre.

.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco