VIDEO/ Qëllohet për vdekje nga policia, kërcënonte me thikë turistët në një qytet australian

VIDEO/ Qëllohet për vdekje nga policia, kërcënonte me thikë turistët në një qytet australian

12:44, 23/02/2020
A+ Aa A-

Në pamjet e shpërndara, shihet se si policia në Brisbane të Australisë, e qëlloi nga afër një të ri që i kërcënonte turistët me thikë.

Për arsye të panjohura, 25-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte dalë në rrugë dhe sulmonte njerëzit e zakonshëm, pa ndonjë arsye.

Shkaku i ankesave të shumta në këtë qytet australian, policia e ka rrethuar zonën ku ai qëndronte dhe i ka kërkuar që të dorëzohet, veprim të cilin ai e kundërshtoi deri në fund.

Me vendim se mund të jetë një rrezik shumë i madh, policia ka marrë urdhër ekzekutimin e tij dhe një nga pjesëtarët e policisë e qëlloi për vdekje nga afërsia.

Raportohet se forcat e rendit, kanë pasur njohuri lidhur me sjelljet e tij, por që nuk bëhet e ditur nëse edhe më parë ka shkaktuar sjellje kaq të dhunshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco