Pensionistët të dënuar për kontrabandë kokaine: 'Kemi frikë se do të vdesim në burg'

Pensionistët të dënuar për kontrabandë kokaine: 'Kemi frikë se do të vdesim në burg'

12:35, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një pensioniste britanike është dënuar për futjen e kokainës me vlerë 1 milionë paundë në një kroçierë.

Suzan Klark, 71 vjeç, është izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Portugali, ku do të qëndrojë për 8 vjet. Por tani ajo është gjithashtu duke pritur për rezultatin e biopsisë, pasi gjeti një gjëndër në gjoksin e saj të majtë.

Gjyshja e 8 nipave, nga Kenti, vuan dënimin së bashku me të shoqin,Roxher, 72 vjeç.

Ajo tha për Sunday People: “Shqetësimi im është se unë nuk do të dalë kurrë nga këtu. Mund të mos dalë kurrë që këtu gjallë dhe nuk ka mundësi për shkurtimin e dënimit tani.”

Janë bërë tashmë 14 muaj që kur çifti i pensionistëve u arrestua.

Suzan Klark thotë se është më e shqetësuar për të shoqin, pavarësisht frikës së saj për prezencën e kancerit.

Ajo tregon se Roxher duhet të bëjë një operacion, pasi vuan nga ulçera dhe nëse nuk e bën atë ai do të vdesë.

Ata u dënuan për përpjekje për të futur kokainë në Europë, në një kroçierë luksoze që vinte nga Karaibet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco