Alarm i kuq për koronavirusin, dyshime te karantina 14-ditore

Alarm i kuq për koronavirusin, dyshime te karantina 14-ditore

11:54, 23/02/2020
A+ Aa A-

Koreja e Jugut e ngriti nivelin e alarmit për koronavirusin në nivelin më të lartë, teksa numri i të prekurve po vazhdon të rritet. Presidenti i vendit foli për një situatë të vështirë. 5 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë prekur. Shumica e të prekurve janë pjesë e një kulti fetar, drejtuesi i të cilit pretendon se është i pavdekshëm.

Situatë alarmante është edhe në Itali dhe Iran. Përhapja e virusit është shqetësuese në këto të dy vende.

Qytete të tëra janë izoluar dhe është vendosur karantina 14-ditore.

Por sic shkruan Daily Mail, ekspertët kanë dyshime nëse izolimi 14-ditor funksionon. Sipas tyre, kjo është periudhë e shkurtër.

Një i moshuar kinez i shfaqi simptomat e koronavirusit pas 27 ditësh. Ai u infektua nga virusi në provincën Hubei, por simptomat i shfaqi katër javë më vonë.

Ky lajm vjen ndërkohë që numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 78 mijë, kurse viktimat janë 2458 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco