Italia merr masa ekstreme për Koronavirusin, ushtria dhe policia në zonat e infektuara

Italia merr masa ekstreme për Koronavirusin, ushtria dhe policia në zonat e infektuara

11:55, 23/02/2020
A+ Aa A-

Në Itali po flitet për “zona të kuqe”, të cilat do të izolohen. Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë ose të largohet, përveç nëse ka nevoja të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, e shkollat dhe zyrat janë mbyllur.

Nëse përhapja e epidemisë vazhdon, do të krijohen zona më të mëdha që mund të përfshijnë më shumë komuna në mënyrë që kontrolli të jetë sa më efikas.

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindur urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtëquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj.

Këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit në vendin fqinj po shfaqen me një shpejtësi marramendëse. Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e akteve terroriste.

Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave” është ekstrem, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “modeli Ëuhan”, sipas emrit të qytetit të kthyer në epiqendrën e epidemisë së re që po tmerron botën, dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë vazhdon të mbetet në fuqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco