‘SHBA përhapi koronavirusin’/ Uashingtoni akuzon Rusinë për spekulim, reagon Moska

‘SHBA përhapi koronavirusin’/ Uashingtoni akuzon Rusinë për spekulim, reagon Moska

09:28, 23/02/2020
A+ Aa A-

Rusia mohoi akuzat se ka përhapur informacione të rreme në lidhje me koronavirusin.

Sipas BBC, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia po ngre pretendime të rrema në rrjetet sociale se virusin e kanë shpërndarë amerikanët fillimisht.

Mijëra profile në rrjetet sociale po shpërndajnë lajme konspirative se SHBA qëndron pas koronavirusit të ri.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se këto janë spekulime.

Mbi 2 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi. Ai u përhap fillimisht në provincën Hubei të Kinës.

Zyrtari i DASH, Philip Reeker tha se aktorë rusë po përhapin qëllimisht dezinformacion në lidhje me koronavirusin.

Një teori konspirative është se SHBA e ka përhapur virusin për të dëmtuar ekonomikisht Kinën.

Edhe mediat publike ruse kanë hedhur dyshime se Perëndimi ka gisht në këtë epidemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selimi23/02/2020 10:01

virusi flet vete, ska nevoje per koment....

Daj Jaku23/02/2020 09:56

Rifilloi lufta e komunistëve kundër imperializmit amerikan. Diktatori kinez e mbajti të fshehtë daljen e virusit nga laboratori ku e kanë krijuar, madje arrestoi për shpifje mjekun që e denoncoi përhapjen e virusit (njëlloj si ky diktatoruci jonë që dënin të tjerët për shpifje ndërsa vetë është fjalë e rrenë). Mbas këtij skandali krim kundër njerëzimit nyk denjoi as të kërkojë falje, tipike për diktatorët e çdo lloj rrace, ngjyre, gjatësie.... Tashti po na del dora e imperializmit amerikan mbrapa krimit shtetëror kinez, meqë presidenti Trump nuk është komunist. Kush e paguan gjithë këtë ushtri që punon me normë nëpër bodrume, për të përhapur këtë demagogji, nga çfarë OJQ vijnë dollarët?

Shto koment

Denonco