Itali/ Redaksitë marrin masa në mbrojtje të gazetarëve e operatorëve nga koronavirusi

Itali/ Redaksitë marrin masa në mbrojtje të gazetarëve e operatorëve nga koronavirusi

09:03, 23/02/2020
A+ Aa A-

Preokupimi për përhapjen e epidemisë së koronavirusit ka prekur dhe punëonjësit e mediave që janë në linjë të parë për të raportuar nga vendngjarje e në kohë reale zhvillimet e fundit mbi situatën e këtij virusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit Redaksi mediatike mes të cilave dhe televizionet kryesore italiane kanë adoptuar masa të brendshme sigurie për të garantuar shëndetin e të gjithë punonjësve të tyre.

Gazetarët kronistë, redaksitë e programeve të informacionit në Mediaset, LA 7 e Rai që gjatë orëve të fundit kanë raportuar nga zonat ku janë verifikuar personat pozitive me koronavirus, ndodhen në gjëndje karantine për motive sigurie.

Në mënyrë të pjeshme këtë masë sigurie e ka aplikuar dhe RAI, e cila po operon me operatorë që nuk janë të punësuar në RAI, por nga kompani të tjera mediatike e u që dërgojnë materiale.

Gazetarë e operatorë të këtyre redaksive si dhe mjaft freelance që raportojnë nga territori nuk lejohen të hyjnë në redaksi e në studiot e regjistrimit.

Të gjithë punonjësit e mediave televizive që gjatë 24 orëve të fundit kanë qënë në zonat e infektuar ndodhen në gjëndje karantine.

Ende nuk dihet nëse kjo masë po alikohet dhe për gazetarët e mediave të shkruara./Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco