Koronavirusi/ Italia merr masa, por nuk bllokohet Shengeni

Koronavirusi/ Italia merr masa, por nuk bllokohet Shengeni

08:43, 23/02/2020
A+ Aa A-

Dy dekrete urgjente për të parandaluar epideminë. I pari autorizon ministrat për të bllokuar lëvizjen e njerëzve. I dyti do të miratohet brenda pak ditësh për të mbrojtur ekonominë.

Ata që prisnin mbylljen e kufijve të Italisë për shkak të koronavirusit mund të zhgënjehen, por dekreti i miratuar në mbledhjen urgjente të qeverisë të thirrur përmban masa kufizuese.

"E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur shëndetin e italianëve që është gjëja për të cilën ne interesohemi më shumë", tha kryeministri Conte gjatë konferencës për shtyp.

Ndër masat shtrënguese sigurisht është edhe izolimi i zonave të shpërthimit me polici dhe ushtri, nëse është e nevojshme, tha kryeministri.

Conte përsëriti disa herë që italianët "duhet të besojnë" te politika dhe institucionet shkencore, të cilat po bëjnë gjithçka që është e mundur.

Masat e përmendura nga kryeministri aktualisht kanë të bëjnë me dhjetë komunat e zonës së Lodi të identifikuara të premten, ku jetojnë mbi 50,000 njerëz, dhe zona e Vò Euganeo, në provincën e Padovës.

Ato do të jenë zona të kuqe: pa hyrje ose dalje. Dhe për të gjithë ata që kanë pasur "kontakte të ngushta me raste të konfirmuara" duhet të zbatohet "masa karantinë me mbikëqyrje aktive".

Ndërhyrja e ushtrisë për të kufizuar shpërthimet - Ndalimi i hyrje-daljeve në zonat e "shpërthimit" të virusit, i cili do të menaxhohet nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin kërkesat.

Ndalimi i ekskursioneve shkollore në Itali dhe jashtë saj, pezullimin i të gjitha ngjarjeve publike dhe karantinë me "mbikëqyrje aktive" për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me raste të konfirmuara të virusit.

Gjobë por edhe arrest për ata që nuk respektojnë masat - "Mosrespektimi i masave të kontrollit ndëshkohet në përputhje me nenin 650 të kodit penal", i cili parashikon gjobë dhe arrest deri në 3 muaj. Prandaj, masat e rënda mund të shtrihen edhe në zona të tjera nëse është e nevojshme.

"Ne gjithashtu duhet të jemi fleksibël sepse masat e marra nuk do të thotë se mund të jenë të dobishme edhe nesër", tha kryeministri.

Mbyllja e mundshme e shkollave dhe zyrave publike - Mbyllja e shkollave, dyqaneve dhe muzeve, ndalesa e ekskursioneve, aktiviteteve të punës në sektorin privat dhe zyrat publike, pa penguar shërbimet thelbësore, kufizimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve.

Nuk do të ketë pezullim të Shengenit - Për momentin nuk ka masa për pezullimin e Traktatit të Shengenit dhe veçanërisht lëvizjen e lirë të njerëzve.

"Bllokimi i vendkalimeve dhe lëvizjes së njerëzve do të ishin masa të pamjaftueshme dhe plotësisht joefektive, të cilat do të kishin "një ndikim shkatërrues në ekonominë tonë", tha Conte.

"Nuk duam ta bëjmë Italinë një Lazaretto”, tha Conte, duke iu përgjigjur indirekt forcave të opozitës që e kërkojnë prej ditësh.

Po vjen një dekret i dytë - "Në ditët në vijim ne do të ndërhyjmë edhe me një ligj tjetër dekret me masa që do të jenë në gjendje të kompensojnë ndikimin në ekonomi të infeksionit". 

Conte përsëriti: "Kur them se qeveria nuk do ta lërë vetëm popullsitë, e them me të vërtetë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco