Frika nga virusi i tmerrshëm, Italia masa drastike për koronavirusin. Izolohen zonat në rrezik

Frika nga virusi i tmerrshëm, Italia masa drastike për koronavirusin. Izolohen zonat në rrezik

08:47, 23/02/2020
A+ Aa A-

Për përballimin e emergjencës epidemike nga koronavirusi Qeveria italina ka miratuar një draft ligj me masa specilae të emërtuar "Masa urgjente për kontrollin e menaxhimit e emergjencës epidomologjike COVID-2019":

Draftiligji ndërhym organikisht në situatën aktuale të emergjencës ndërkombëtare të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit për parandalimin e përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Masat do të adoptohen në përjestim me evolucionin që do të marrë situata epidemike e do të aplikohet në të gjitha ato komuna ku të paktën një person ka rezultuar pozitiv e nuk është verifikuar burimi i infektimit të tij.

Masat e parashikuara në këtë draft ligj janë:

- ndalimi i largimit të personave nga zonat e komunat e infektuara

- ndalimi i manifestimeve, eventeve e grumbullime publike dhe private

- ndalimi i shërbimit parashkollor

- mbyllja e shkollave dhe e eksursioneve shkollore

- pezullimi i hapjes së muzeve për publikun

- pezullimi i proceduave gjyqësore të falimentimit e të aktivitetit të zyrave publike, pa cënuar ofrimin e shërbimeve themelore për publikun

- aplikimi i karantinës me mbikqyrje aktive për të gjithë personat që kanë qënë në kontakt me personat e infektuar

-sigurimi i detyrimit të futjes së vullnetshme në karantinë të personave të kthyer nga zonat me rrezik e të prekura nga virusi.

-pezullimi i punës për disa lloje biznesi

-mbyllja e disa aktiviteteve tregtare

-qasja në hyrjen e disa sektorëve të shërbimit publik e në disa aktivitete tregtare për blerjen e produkteve bazike për jetën të kryhet me pajisjet vetëmbrojtëse.

- pezullohet trasporti i mallrave dhe i njerëzve përveç rasteve specifike etj

-Masat e marra do të kontrollohen nga forcat e rendit

-Autoritetet italiane do të marrin masa sigurie për parandalimin e përhapjes së virusit jashtë kufijve italianë

Zbatimi i masave të kontrollit do të rregullohet me dekrete të posaçme të marra nga kryeministri.

Drafti parashikon që prefektët duke njoftuar parprakisht Ministrinë e Brendshmë të sigurojnë aplikimin e masave duke përdorur forcat policore e ato ushtarake, të komandës territoriale kompetente.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco