Koronavirusi mbyll Samsung-un/ Konfirmohet rasti i parë në Korenë e Jugut

Koronavirusi mbyll Samsung-un/ Konfirmohet rasti i parë në Korenë e Jugut

20:28, 22/02/2020
A+ Aa A-

Samsung Electronics (005930.KS) tha të shtunën se një rast koronavirusi ishte konfirmuar në kompleksin e tij të fabrikës në qytetin juglindor të Gumi, duke shkaktuar një mbyllje të të gjithë objektit deri të hënën në mëngjes.

Samsung Electronics, tha se vendi ku punonte punonjësi i infektuar do të mbyllet deri në mëngjesin e 25 shkurtit, raporton Reuters.

"Kompania ka vendosur në vetë-karantinë kolegët të cilët kanë kontaktuar me punonjësin e infektuar dhe kanë ndërmarrë hapa që t'i testojnë ata për infeksion të mundshëm", tha Samsung në një njoftim për mediat.  

Fabrika e Samsung në Gumi përbën një pjesë të vogël të prodhimit të saj të përgjithshëm të smartphone-ve dhe prodhon telefona të nivelit të lartë, kryesisht për tregun e brendshëm.

Shumicën e telefonave të mençur Samsung e prodhon në Vietnam dhe Indi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco