Koreja e Jugut ‘pushtohet’ nga koronavirusi/ Dyfishohen rastet në një ditë

Koreja e Jugut ‘pushtohet’ nga koronavirusi/ Dyfishohen rastet në një ditë

18:39, 22/02/2020
A+ Aa A-

Koreja e Jugut thotë se numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend është dyfishuar në një ditë.

Zyrtarët thanë të shtunën se 229 raste të reja ishin konfirmuar që nga e premtja, duke e rritur totalin në 433 raste totale, raporton BBC.

Në një fjalim televiziv, Kryeministri Chung Sye-kyun e përshkroi situatën si "të rëndë".

Shumë nga rastet e reja janë të lidhura me një spital dhe një grup fetar afër qytetit jug-lindor të Daegu, thanë autoritetet.

Dy pacientë në Korenë e Jugut kanë vdekur deri më tani dhe ka frikë se numri do të rritet.

Koreja e Jugut deri tani ka raportuar numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara pas Kinës dhe shpërthimit në anijen Diamond Princess në brigjet e Japonisë i cili ka parë më shumë se 600 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco