Koronavirusi ‘mbërthen’ Italinë/ Shënohet viktima e dytë në rajonin e Lombardisë

Koronavirusi ‘mbërthen’ Italinë/ Shënohet viktima e dytë në rajonin e Lombardisë

18:00, 22/02/2020
A+ Aa A-

Dy pacientë me koronavirus në Itali kanë vdekur gjatë ditës së sotme nga sëmundja Covid-19 që tani ka vrarë 2,253 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 77.268 në të gjithë botën.

Dy vdekjet e sotme kanë shkaktuar një bllokim të dymbëdhjetë qyteteve në rajonin veri-lindor të Lombardisë dhe 50,000 njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë brenda, raporton Dailymail.

I pari që vdiq, një 78 vjeçar babai i tre fëmijëve, ndërroi jetë në një spital në Padova të premten në mbrëmje.

Adriano Trevisan, një murator në pension, ishte pranuar në spital për një tjetër çështje shëndetësore dhjetë ditë më parë, thanë autoritetet lokale.

Pacienti i dytë që vdiq ishte një grua e moshuar, vdekja e së cilës ka shkaktuar mbylljen e dyqaneve, zyrave dhe qendrave të komunitetit në Casalpusterlengo, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Kryetari i bashkisë së Milanos, mbylli zyrat publike.

Qindra banorë dhe punëtorë që kanë rënë në kontakt me rreth 54 njerëz të konfirmuar të infektuar në Itali ishin në izolim në pritje të rezultateve të testit.

Kryeministri Giuseppe Conte ka thirrur një takim urgjent, pasi më shumë se 50,000 njerëz nga rreth dymbëdhjetë qytete në dy rajone veriore, u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi nga autoritetet lokale. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco