Vaksinë kundër koronavirusit? Studiuesit australianë pretendojnë se kanë gjetur kurën

Vaksinë kundër koronavirusit? Studiuesit australianë pretendojnë se kanë gjetur kurën

17:15, 22/02/2020
A+ Aa A-

Në një situate alarmante globale, ku koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzisht dhe të rritet frikshëm numri i të prekurve, shkencëtarët australianë pretendojnë se kanë arritur një përparim thelbësor në lidhje me virusin vdekjeprurës.

Nga të dhënat e fundit, studiuesit në Universitetin Queensland kanë bërë një përpjekje për të gjetur kurën për sëmundjen që deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 2.200 njerëzve në botë.

Sipas studiuesve, ata po përpiqen të zhvillojnë vaksinën e parë për shpëtimin e jetës për koronavirusin, i cili është riemëruar COVID-19. Rezultati i parë është gati dhe së shpejti do të testohet.

“Ende ekzistojnë testime të gjera për të siguruar që vaksina është e sigurt dhe krijon një reagim efektiv imunitar,” tha nënkancelari i universitetit, Peter Hoj.

Duke sqaruar opinionin, Dr Keith Chappell, tha se ata kishin përdorur të njëjtën teknologji siç kishin ndihmuar në zhvillimin e vaksinave për Ebolan, koronavirus MERS dhe Nipah.

“Kjo teknologji është krijuar gjithashtu që të jetë në gjendje t’i përgjigjet shpejt një virusi të panjohur aktualisht,” shpjegoi Dr Chappell.

“Ne kemi bashkuar një grup prej disa prej institucioneve kryesore akademike të Australisë, me qëllim të zvogëlimit të kohës së kërkuar për zhvillimin e vaksinave nga vitet në javë.”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco