Britani, pasaportat blu të BREXIT do të lëshohen që muajin tjetër

Britani, pasaportat blu të BREXIT do të lëshohen që muajin tjetër

10:33, 22/02/2020
A+ Aa A-

Pasaporta blu do të lëshohen për të parën herë në thuajse tre dekada, muajin që vjen, duke shënuar kështu ndarjen e Britanisë nga bashkimi Evropian. Lajmin e dha qeveria britanike sipas BBC.

Ato do të zëvendësojnë pasaportat standarte në ngjyrë si të kuqe të errët që u shpërndarë në vendet e BE që nga 1998.

Ministri Priti Patel e përshëndeti kalimin e pasaportave në blu, por politikanët pro BE dhe nacionalistë në Irlandën e Veriut parashikuan që pasaportat e reja do të bënin që britanikët të kalonin nëpër korsinë e ngadaltë të verifikimit në aeroportet dhe portet e BE-së.

Home Office tha se pasaportat blu do të ishin ‘pasaportat më ekologjike britanike që ishin prodhuar ndonjëherë.

Një zëdhënës tha se gjurmët e karbonit të prodhimit do të reduktoheshin në zero, nëpërmjet projekteve të tilla si mbjellja e pemëve. Po ashtu do të jetë edhe pasaporta më e avancuar nga pikëpamja teknologjike. Ajo do të ketë një mori karakteristikash të reja sigurie, për t’I mbajtur të dhënat personale të sigurta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco