Italia në alarm nga koronavirusi: 10 qytete mbyllin shkollat, baret, thirrje banorëve të mos dalin jashtë

Italia në alarm nga koronavirusi: 10 qytete mbyllin shkollat, baret, thirrje banorëve të mos dalin jashtë

08:24, 22/02/2020
A+ Aa A-

Autoritetet në veri të Italisë të premten urdhëruan mbylljen e shkollave, lokaleve dhe ambienteve të tjera publike në dhjetë qytete pas një vargu rastesh të reja me koronavirus.

Pesë mjekë dhe 10 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus në Lombardi, pasi kishin frekuentuar të njejtin lokal dhe grup miqsh, ndërsa dy raste të tjera u shfaqën në Veneto, thanë autoritetet në një konferencë shtypi, sipas France24.

Mbi 50 mijë personave iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi në zonat në fjalë, ndërkohë që aktivitetet publike si festimet e karnavaleve, meshat në kishë dhe ngjarjet sportive ndaloheshin për një javë.

Kryeministri i Italisë Giuseppse Conte tha se “gjithçka ishte nën kontroll” dhe theksoi se qeveria po merrte masa të jashtëzakonshme për parandalimin” e virusit.

Rrugët në këto qytete u shkretuan, shumë pak njerëz shiheshin jashtë dhe hapësirat publike u mbyllën.

Në Casalpusterlengo, një mesazh i madh elektronik jashtë qytetit shkruan:” Koronavirus: popullsia është e lutur të qëndrojë brenda shtëpive për parandalim”.

Qyteti i parë që u mbyll ishte Codogno, me një popullsi prej 15 mijë banorësh, ku tre persona u testuan për koronavirus, përfshirë një burrë 38 vjeç dhe gruan e tij shtatzanë që ishte tetë muajshe.

Tre të tjerë janë testuar pozitivë dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare.

Kryetari i bashkisë së Codogno, Francesco Passerini se këto lajme për raste të reja kanë përhapur alarmin në qytetin jugor, Milano.

38-vjeçari që punonte në Unilever në Lodi, është në gjendje të rëndë. Ai kishte ngrënë darkë me një njeri që kishte qenë në Kinë në janar dhe më vonë kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, por që atëherë kishte rezultuar jo mbartës me virus, shkruajnë mediat italiane.

Një shok i tij futbollist, djali I një pronari lokali në Codogno, ka rezultuar pozitiv me tre të tjerë. Të tre jetojnë në qytetin e vogël Castiglione d’Adda.

Kryebashkiaku tha se banorët ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco