Iran,TV thotë se kryebashkiaku është me koronavirus, zyrtari e mohon

Iran,TV thotë se kryebashkiaku është me koronavirus, zyrtari e mohon

07:58, 22/02/2020
A+ Aa A-

Një zyrtar Iranian ka rezultuar i infektuar me koronavirus, njoftoi televizioni shtetëror të shtunën. Morteza Rahmanzadeh, kryebashkiak i distriktit 13 të kryeqytetit Teheran, u shtrua në spital me simptoma të koronavirusit të premten, sipas televizionit shtetëror, njofton Reuters.

Por agjencia e lajmeve Fars më vonë shkroi në Twitter  se Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun për distrktin 13 e kishte mohuar që Rahmanzadeh ishte infektuar nga virusi dhe se ai kishte shëndet të mirë.

Irani kishte 13 raste me koronavirus të premten, duke e çuar në 18 numrin e tyre. Katër prej të infektuarve kanë vdekur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco