Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Koronavirusi/ Bllokohet treni Romë-Leçe: Një pasagjer në bord shfaqi simptoma të dyshimta

Koronavirusi/ Bllokohet treni Romë-Leçe: Një pasagjer në bord shfaqi simptoma të dyshimta

22:14, 21/02/2020
A+ Aa A-

Alarm në stacionin e Leçes për një rast të dyshuar me koronavirus, në trenin që mbërriti nga Roma gjatë mbrëmjes së sotme.

Pasagjerët mbahen në kontroll dhe sheshi i stacionit drejtohet nga patrullat e policisë dhe disa oficerë me maska kanë hipur në vagonat e trenit në kërkim të një udhëtari me simptoma të dyshimta, raporton quotidianodipuglia.

Ende nuk është e qartë nëse burri po kthehej nga një udhëtim në Kinë.

Megjithë tensionin mes të pranishmëve, në stacion ka vetëm patrulla policie dhe nuk ka ambulanca.

Nuk përjashtohet mundësia që ky të ishte një alarm i rremë lidhur me shqetësimin në rritje për shtimin e rasteve në të gjithë Italinë.

Në fakt, ASL nuk konfirmon ndonjë rast të dyshimtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco