‘Parasite’ fitoi Oskarin,  Presidenti Trump kritika filmit koreanojugor

‘Parasite’ fitoi Oskarin, Presidenti Trump kritika filmit koreanojugor

21:22, 21/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump u tall me filmin fitues të Oskarit, "Parasite" nga Koreja e Jugut gjatë një tubimi fushate në Kolorado, të enjten.

Përveç pakënaqësisë ndaj Akademisë së Filmit që nderoi me çmim filmin koreanojugor, Presidenti Trump gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kanë probleme më Korenë e Jugut në fushën e tregtisë, raporton VOA.

Presidenti Trump nuk dukej i kënaqur që filmi "Parasite" hyri në histori, si filmi i parë jo-anglisht që fitoi Çmimin Oskar në kategorinë e filmit më të mirë.

"Sa ngjarje e shëmtuar ishte ceremonia e çmimeve Oskar! A e patë? Fitues ishte një film nga Koreja e Jugut. Çfarë kuptimi kishte kjo? Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut në fushën e tregtisë dhe tani u japim atyre çmimin e filmit më të mirë të vitit. Nuk e di nëse filmi ishte i mirë".

Kompania Neon, shpërndarësi i filmit "Parasite" në Amerikë, iu përgjigj Presidentit Trump në Twitter duke thënë "E kuptueshme. Ai nuk di të lexojë."

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In të enjten shtroi një drekë për aktorët dhe regjisorin e filmit.

Filmi, i cili nxjerr në pah kontrastin midis një familjeje të pasur dhe një të varfër në Korenë e Jugut fitoi edhe çmimin si filmi më i mirë i huaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco