Koronavirusi alarmon Italinë/ Numri i të prekurve shkon në 16 persona, 35 mijë të izoluar në shtëpi

Koronavirusi alarmon Italinë/ Numri i të prekurve shkon në 16 persona, 35 mijë të izoluar në shtëpi

20:52, 21/02/2020
A+ Aa A-

Pas njoftimeve të fundit mbi të infektuar nga koronavirusi në Itali, ka shkuar në 16 numri i personave, ku 14 prej tyre në Lombardi dhe dy të tjerë në Padova.

Sipas informacioneve, në Lodigiano një 38-vjeçar është në gjendje të rëndë, ndërsa infektoi gruan shtatzënë dhe po ashtu edhe disa të afërm të tjerë, pasi ai nuk kishte qenë në Azi, por kishte drekuar me disa kinezë, në një drekë pune.

Tjetër zonë e prekur është Kastilione d’Ada, e ndodhur 50 km në jug të Milanos po ashtu edhe Kodonjo e Kazalpusterlengo, ku ndodhen të infektuarit e tjerë kanë mbyllur shkollat, baret, institucionet publike, ndërsa mbi 35 mijë banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka identifikuar strukturën në të cilën do të ndërtojnë spitalin, për njerëzit që do t’i nënshtrohen karantinës.

Kryeministri Giuseppe Conte, tha se nuk ka vend për alarm dhe se vendi ishte përgatitur për këtë.

“Deri më tani ne nuk e shohim të arsyeshme pezullimin e Shengen, por do të marrim çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco