BE në ngërç pas Brexit/ Unioni i ndarë: Refuzohet plani financiar për mbylljen e gropës buxhetore

BE në ngërç pas Brexit/ Unioni i ndarë: Refuzohet plani financiar për mbylljen e gropës buxhetore

19:55, 21/02/2020
A+ Aa A-

Udhëheqësit e BE po përballen me kaosin e buxhetit në samitin e parë që nga Brexit, ku katër vende të pasura nuk pranuan të mbushnin boshllëkun e lënë nga largimi i Britanisë.

Të 27 udhëheqësit arritën në ngërç pasi diskutuan në Bruksel, në lidhje me bisedimet për buxhetin prej trilionë eurosh, duke e lënë diskutimin për ditën e nesërme, raporton Dailymail.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar e ka lënë bllokun me një vrimë prej 75 biliardë euro (63 biliardë £) për shtatë vjet dhe beteja e buxhetit ka ekspozuar ndarje të hidhura midis anëtarëve të BE.

Gjermania dëshiron të shpenzojë më shumë për ndryshimet klimatike ndërsa Franca po kërkon më shumë para për një mbrojtje ushtarake të përbashkët, ku vendet më të varfëra janë të vendosura të vazhdojnë pagesat e tyre bujare në BE.

Por e ashtuquajtura 'katërshja e kursyer ’ ku bëjnë pjesë Austria, Hollanda, Danimarka dhe Suedia nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të mbushur hendekun.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte, i cili u përgatit për një samit të gjatë duke mbajtur një biografi të Frederic Chopin, tha se ai nuk 'planifikoi të vinte nënshkrimin e tij' në propozimin e fundit të kompromisit.

Shifrat e BE-së po kërkojnë një shifër prej 1.08 përqind të PBB-së së bllokut për të mbuluar gjashtë vitet nga 2021 deri në 2027, por vendet e kursyera nuk janë të gatshme të shkojnë mbi tarifën 1 përqind që paguajnë deri tani.

Ndërkohë, kombet që marrin 'fonde kohezioni' dëshirojnë akoma më shumë, ku kryeministrin autoritar hungarez Viktor Orban u tha gazetarëve sot se ata dëshirojnë "të paktën 1.3 përqind ose dicka afër kësaj tarife".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco