Një 33 vjeçar është dënuar në Angli nën akuzën e vrasjes së vajtës së tij, e cila ishte vetëm 14-muajshe.
Sipas akuzës, pasi e ka torturuar, babai monstër më pas e ka vrarë.
Vajza Hollie, kishte dëmtime të shumta në zonën e kokës dhe qafës, gjakderdhje në tru dhe në sy. Kyçi i një prej këmbëve të saj ishte i thyer dhe kishte dy shenja kafshimi në dorë dhe kofshë, shkruan Birmingham Mail.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në shtëpinë e familjes, ndërsa çifti kishte debatuar një natë më parë dhe flinin në dhoma të ndara.
Ditën e ngjarjes së tmerrshme 33 vjeçari kishte mbetur vetëm me vajzën e tij në shtëpi pasi bashkëshortja Leanne Thompson, 27 vjeç, kishte shkuar në punë.
Vendimi për Daniel Ashurst u dha nga Gjykata e Manchester Crown.
https://www.birminghammail.co.uk/news/uk-news/dad-daniel-ashurst-guilty-manslaughter-17784882
© SYRI.net