Guri i varrit i të birit hiqet nga varrezat, pasi i ati vuri foton me gishtin e mesit

Guri i varrit i të birit hiqet nga varrezat, pasi i ati vuri foton me gishtin e mesit

11:49, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një baba në zi ka nisur një peticion, pasi guri i varrit i të birit është hequr nga varreza për shkak se ishte ‘shumë fyes’.

Piter Bridxh vdiq në moshën 33 vjeçare prillin e vitit të kaluar, pas një beteje të gjatë me fibrozën cistike.

I ati donte që varri i tij të reflektonte natyrën e qeshur të djalit dhe sensin e tij të humorit dhe vendosi kështu në gurin e varrit një foto të Piter me gishtin e mesit lart.

Por familja u trondit, kur pa që guri i varrit ishte hequr me pretekstin se ishte shumë fyese, tregojnë ata për 7News. I ati thotë:

“Ne as nuk u njoftuam paraprakisht. Kjo është një fyerje për trupin e tij. Fotoja është kaq e vogël sa duhet të jesh para saj që ta vësh re.”

Gjithsesi autoriteti i varrezave thotë se kanë marrë shumë ankesa, para se të vendosnin për ta hequr gurin e varrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco