Modelja me sindromën Down sfidon fjalët e mjekëve

Modelja me sindromën Down sfidon fjalët e mjekëve

11:17, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një adoleshente e lindur me sindromën Down ka sfiduar pritshmëritë e doktorëve.

Kur 15 vjeçarja Kenedi Garcia u lind në Kolorado, doktorët thanë se ajo nuk do të kishte asnjëherë një jetë të vërtetë, duke parashikuar se do të vishte pelena edhe kur të rritej.

Por sipas Metro, mamaja e saj Rëne, ishte e vendosur të bënte më shumë se aq dhe tani Kenedi ka një kontratë me një agjenci modelingu, shkon në New York dhe Hollywood për audicione dhe ka marrë pjesë në modeling për firma si American Girl, Justice Clothing dhe Disney.

Mjekët thanë se Rëne duhet ta jepte të bijën për adoptim apo ta regjistronte në një institut të veçantë. Rëne ishte zemërthyer nga fjalët e tyre, por të nesërmen ajo pati një takim që ndryshoi gjithçka.

Një grua tha se Kenedi ishte shumë e bukur dhe se dhe ajo kishte një vajzë me sindromën Down. Kur ajo i foli për vajzën e vetë 16 vjeçare, Rëne u mbush me shpresë.

Por Kenedi vuante gjithashtu nga leuçemia dhe iu desh të kalonte një operacion të rrezikshëm për të korrigjuar një defekt në shtyllën kurrizore, që mund ta kishte lënë të paralizuar.

Ajo u shërua dhe nisi një kurs kërcimi. Më pas ajo nisi të merrej me aktrim dhe modeling.

Në aspektin social Kenedi është gjithashtu duke ia dalë mbanë më së miri. Ajo është shumë e afërt me motrën dhe vëllezërit e saj dhe ka një grup shokësh.

Mamaja e saj thotë: “ Ajo na ka sjellë kaq shumë lumturi dhe të qeshura teksa është rritur për tu bërë një vajzë e bukur dhe gazmore me botën nën këmbët e saj.”

Kenedi shkon nëpër shkolla për të informuar njerëzit mbi personat me sindromën Down.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco