Hetohet shtirja e vdekjes së një britaniku, xhaxhai: 'Ai ka vjedhur dhe gjyshen e tij'

Hetohet shtirja e vdekjes së një britaniku, xhaxhai: 'Ai ka vjedhur dhe gjyshen e tij'

10:55, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një britanik, i cili mund të ketë inskenuar vdekjen e tij në Bali, akuzohet nga xhaxhai i tij se është një mashtrues profesionist dhe i ka vjedhur dhe gjyshes së tij kursimet e një jete.

Shon Flin, 58 vjeç, ka akuzuar të nipin, Rajan Flin, 39 vjeç, i quajtur gjithashtu Rajan Roth. Ai thotë se i nipi i ka vjedhur gjyshes së tij gjithçka që ajo kishte.

Një ish e dashur e Rajan-it thotë se ai ka marrë disa vendime të gabuara, që përfshijnë mashtrimin e të tjerëve.

Policia indoneziane është ajo që hetoi fillimisht mbi mundësinë e shtirjes së vetëvrasjes nga ana e Rajan. Trupi ende nuk është gjetur, por në skenë ndodheshin një letër e Rajan drejtuar ish të dashurës dhe disa objekte të tijat.

Një letër e gjyshes Rajan drejtuar tij thotë: “ Jam e stresuar për herë të parë në jetën time dhe kjo është për fajin tënd. Unë të besova dhe mendova se ti nga gjithë njerëzit nuk do më zhgënjeje. Më ke sëmurur që kur më more gjithë paratë e mia.”

Xhaxhai i tij thotë: “Rajan gjithmonë mendonte se ishte më i zgjuari në dhomë. Ai iku për në Amerikë për tu bërë aktor dhe ndryshoi dhe emrin e tij.”
Në website-n e Rajan thuhet se ai është i suksesshëm në shumë fusha si tenisi, biznesi, murator arti, planifikues eventesh, etj.

Sipas të ungjit, një nga mënyrat që Rajan përdorte për të vjedhur para ishte krijimi i organizatave fallco për bamirësi.

Hetimi për të vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco