Kina ndryshon metodën e numërimit të të infektuarve, ekspertët: Shumë e pazakontë!

Kina ndryshon metodën e numërimit të të infektuarve, ekspertët: Shumë e pazakontë!

10:24, 21/02/2020
A+ Aa A-

Javën e kaluar provinca e Hubeit lajmëroi se do të numëronte ‘të diagnostifikuarit klinikisht’ në numrat e të prekurëve nga koronavirusi.

Këta janë pacientët që shfaqin të gjitha simptomat e COVID-19, por ose nuk është mundur tu bëhet një test ose kanë pasur një rezultat negativ fals, shpjegon CNN.

Doktorët në Hubei mund t’i diagnostifikonin këto raste duke përdorur vetëm skanera. Zyrtarët thanë se kjo metodë duhet të qartësonte çështjen mbi pacientët që dyshoheshin për koronavirus.

Por ditën e djeshme qeveria vendosi të ndryshonte sërish metodën e numërimit dhe ‘të diagnostifikuarit klinikisht’ u përjashtuan nga numërimi.

Tani pacientët duhet të kenë një rezultat pozitiv testi ADN-je që të numërohen. Raste të tjera do të cilësohen si të dyshuar.

Sipas zyrtarëve kjo metodë u rindryshua, pasi tani testet e ADN-së janë më të saktë dhe më lehtësisht të gjendshëm.

Organizata Botërore e Shëndetit ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për metodën e numërimit të prëdorur nga Kina.

Por disa ekspertë gjithsesi kanë shprehur skepticizëm për vërtetësinë e informacionit të publikuar nga Kina, si pasojë e fshehjes së mëparshme të informacionit nga qeveria në fillim të epidemisë së tanishme dhe asaj paraardhëse.

Dejvid Fisman, një pedagog në epidemiologji në universitetin e Torontos, tha që metodikat e numërimit të të sëmurëve shpesh ndryshojnë, kur shtohen faktet që dihen rreth sëmundjes. Ai shprehet: “ Dikush mund ta ndryshojë metodën e numërimit, në mënyrë që shifrat të jenë më të kënaqshme dhe të krijohet përshtypja se më pak persona po sëmuren. Kina bëri plotësisht të kundërtën. Ata e zgjeruan numrin, në mënyrë që të mos humbnin asnjë rast dhe tani që gjërat janë nën kontroll po i ulin sërish që të jetë me e lehtë.”  

Por Erik Feigl-Ding, epidemologjist, tha se ndryshimi dy herë brenda një jave ishte ‘shumë i pazakontë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco