Sekuestrohet tru njeriu në kamionin postar, në kufirin SHBA - Kanada

Sekuestrohet tru njeriu në kamionin postar, në kufirin SHBA - Kanada

09:19, 21/02/2020
A+ Aa A-

Doganierët amerikanë kanë bërë një zbulim të pazakonshëm kur ata kanë kontrolluar një kamion postar kanade: Tru njeriu brenda një kavanozi!

Truri u gjet në kalimin e urës ndërkombëtare Blue Water, ndërmjet Michigan dhe Ontarios, provincës kanadeze, në 14 shkurt, tha Dogana e SHBA dhe Mbrojtja e Kufirit.

Truri ishte brenda një pakoje me shënimin: “Mostër antike për mësim”.

Dërgesa e kishte origjinën nga Toronto dhe ishte nisur për në Kenosha, Wiskonsin.

“Kur e hapën dërgesën,  oficerët e Doganës gjetën   pakon që përmbante mostrën e një truri njeriu brenda një kavanozi të pastër prej qelqi pa asnjë dokumentacion ose dokument për të hyrë ligjërisht në SHBA,” tha agjencia në një deklaratë.

Drejtori i Doganës për rajonin, Michael Fox tha se njerëzit duhet ta dinë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, Instituti amerikan i Shëndetit Publik, kishte rregulla strikte në lidhje me rregullat për të importuar dërgesa “të tilla, si kjo”.

Kjo nuk është çudia e parë që shohin agjentët e Doganës amerikane. Në vitin 2014, inspektorët e kufirit në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelos sekuestruan 67 kërmij të gjallë afrikanë të nisur nga Nigeria për në Kaliforni.  Ato u dogjën më vonë, sepse mund të mbartnin parazitë të dëmshëm.

Ndërsa në vitin 2006, agjentët zbuluan tetë tonë fosile prehistorike, përfshirë vezë dinozauri, që dyshohet se ishin sjellë kontrabandë nga Argjentina për një ekspozitë fosilesh në Arizona./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco