Koronavirusi gjen vrimë edhe në burgjet e Kinës, qindra të infektuar Zyrtarë të sigurisë kontrollojnë një zonë banimi në Pekin, për të mos lejuar përhapjen e virusit

Koronavirusi gjen vrimë edhe në burgjet e Kinës, qindra të infektuar

07:46, 21/02/2020
A+ Aa A-

Pekin – Koronavirusi i ri ka infektuar 234 persona në dy burgje jashtë provincës që është qendra e epidemisë dhe zyrtarët më të lartë përgjegjës për shpërthimin janë shkarkuar, thanë autoritetet të premten, njofton Reuters.

Infeksioni u zbulua në dy burgje, në provincën veriore Shangdon dhe në provincën lindore Zhejiang, që përbënin shumicën e 258 rasteve të konfirmuara të enjten jashtë Hubeit, ku gjenden shumica e të prekurve.

Province Hubei e rishikoi numrin e saj të rasteve të konfirmuara me infeksion për shkak të 220 të prekurve në sistemin e saj të burgjeve. Nuk mund të thuhet se sa janë prekur.

Autoritetet shkarkuan Shefin e Departamentit të Drejtësisë në Shangdond pasi u zbulua se sa ishte përhapur koronavirusi në burgun Renchend në qytetin Jining. Në tërësi, 207 persona në burg dolën të infektuar.

Rasti i parë që u zbulua aty qe një oficer burgu dhe kjo ndodhi më 13 shkurt. Shtatë zyrtarë të institucionit u shkarkuan, thanë autoritetet, sepse ata i kishin zbatuar shumë dobët detyrimet e tyre, puna e tyre nuk kishte qenë e fortë dhe masat për parandalimin e epidemisë kishin qenë të cekëta.

Hubei shënoi kështu 271 raste në dy burgje, përfshirë edhe 230 në burgun e grave në Wuhan,, njoftoi gazeta Hubei Daily.

Në provincën Zhejiang, 27 të burgosur sapo ishin infektuar këtë javë. Drejtori dhe sekretari i Partisë Komuniste në burgun Shifileng në Zhejiang u pushuan dhe ka nisur tani një hetim për këtë përhapje.

Zyrtarët e shëndetit në Shangdon thanë se ata kishin ngritur një spital në Jining për të kuruar pacientët me virus dhe do të krijonin ambiente Brenda burgut për trajtimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco