Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO rrënqethëse/ Djali 9 vjeçar viktimë e bullizmit, i thërrmon zemrën së ëmës me kërkesën e tij

VIDEO rrënqethëse/ Djali 9 vjeçar viktimë e bullizmit, i thërrmon zemrën së ëmës me kërkesën e tij

20:31, 20/02/2020
A+ Aa A-

Duke ndjerë një dhimbje të papërshkrueshme, një nënë australiane ka postuar videon e djalit të saj 9-vjeçar, teksa qante dhe i thoshte “më vrit ose do të vras veten” për shkak të bullizmit të përditshëm që përjeton në shkollë.

Nëna australiane Yarraka Bayles, nga Brisbane iu lut prindërve të tjerë që të kujdesen më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke i treguar se çfarë pasojash të tmerrshme mund të ketë bullizmi në jetën e fëmijëve dhe familjarëve të tyre.

“Sapo e mora djalin nga shkolla, e dëshmova vetë episodin e bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja. Ky është impakti i saj! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo në krah të videos ku 9-vjeçari vazhdon të përsërisë se kërkon që dikush ta vrasë. Që prej postimit të martën, videoja është klikuar 5,9 milionë herë dhe ka marrë 134,000 “share”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco