VIDEO/ Senatori tentoi ti largojë me fadromë, protestuesit e qëllojnë me armë zjarri

VIDEO/ Senatori tentoi ti largojë me fadromë, protestuesit e qëllojnë me armë zjarri

18:26, 20/02/2020
A+ Aa A-

Gjatë një proteste të ushtarakëve ditën e sotme në qytetin e Sobral, një prej senatorëve brazilianë, Cid Gomes mbeti i plagosur me dy plumba.

Senatori Gomes vendosi që të organizojë një kundër protestë në mënyrë që t'i paralajmërojë oficerët ushtarakë të largohen nga rrugët.

56 vjeçari Gomes po drejtonte një fadromë drejt një gardhi, duke pretenduar ti pengonte protestuesit të avanconin në një bazë ushtarake.

Pak minuta pasi senatori po shtynte protestuesit, dëgjohen krisma armësh drejt tij, ku u thyen edhe xhamat e fadromës.

Sipas dëshmitarëve ai u godit me dy plumba në trup dhe u dërgua menjëherë në spital, ku sipas autoriteteve shëndetësore, tashmë senatori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Momenti kur protestuesit qëlluan drejt senatorit është regjistruar në kamera dhe është publikuar në rrjete sociale, por autoritetet shprehen se nuk e kanë identifikuar atentatorin.

Oficerët ushtarakë të qytetit të Sobral në Brazil, prej disa muajsh kanë dalë në protestë ku kërkojnë rritjen e pagave të tyre.

Në njërën prej protestave, ata hynë dhe brenda një rajoni policie për të penguar punën e tyre dhe për t'i nxitur ata që t;iu bashkohen protestave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco