Tronditet Lesoto/ Kryeministri akuzohet për vrasjen e gruas së parë, njofton dorëheqjen

Tronditet Lesoto/ Kryeministri akuzohet për vrasjen e gruas së parë, njofton dorëheqjen

18:01, 20/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Lesotos Thomas Thabane, do të akuzohet për vrasjen e gruas së tij Lipolelo Thabane në qershor të 2017, tha një zyrtar i lartë i policisë të enjten, ndërkohë që dhe kryeministri njoftoi se do të tërhiqet.

Mbretëria jugore e Afrikës është tronditur, pasi gruaja aktuale e kryeministrit, Masesaiah, u akuzua në fillim të këtij muaji për vrasje, pasi u largua për pak kohë nga vendi, raporton FoxNews.

Zëvendës Komisioneri i Policisë Paseka Mokete tha se Kryeministri do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Maseru të premten "për t'u përballur me një akuzë vrasjeje në lidhje me vrasjen e Lipolelo Thabane."

Udhëheqësi 80-vjeçar i Lesotos gjithashtu do të përballet me një tjetër akuzë të vrasjes në tentative, në lidhje me të shtënat ndaj një personi tjetër që ishte me gruan e tij në atë kohë, tha Mokete.

Ai tha se hetimet policore ishin të plota dhe shumë njerëz së shpejti do të akuzohen.

Thabane do të bëhet kryeministri i pare në detyrë i Lesotos që akuzohet për ndonjë krim.

Gruaja e tij e tanishme është me kusht dhe do të paraqitet në gjykatë në 17 Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco