Koronavirusi/ Sekti fetar si ‘vatër’ e përhapjes së virusit në Korenë e Jugut

Koronavirusi/ Sekti fetar si ‘vatër’ e përhapjes së virusit në Korenë e Jugut

17:25, 20/02/2020
A+ Aa A-

Në bazë të hetimeve të fundit lidhur me të prekurit nga koronavirusi në Korenë e Jugut, një grup fetar është identifikuar si "vatër" e përhapjes së virusit në vend.

Personat e prekur në sektin fetar në tempullin "Tbernackle Testimony" janë të lidhur me një grua 60 vjeçare, sipas mediave lokale.

Sipas qendrës së kontrollit të sëmundjeve, shkaku i këtij infektimi në masë është një grua 61 vjeçare e cila nuk është identifikuar me emër.

Gruaja  61 vjeçare ka qenë në kontakt me 166 persona, të cilët janë dërguar në karantinë, ku nga 53 raste të reja të identifikuar me koronavirus, 30 i përkasin këtij sekti fetar.

Në njoftimet e fundit, Koreja e jugut ka konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco