Turqia heq vizat për disa shtete të zonës shengen

Turqia heq vizat për disa shtete të zonës shengen

13:07, 20/02/2020
A+ Aa A-

Turqia, një nga vendet më të njohura për pushuesit, për anëtarë të zonës shengen të Bashkimit Europian, nga muaji tjetër do të heqë rregullat aktuale të vizave.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Ankara, dhe ky shfuqizim i vizave vlen për Austrinë, Belgjikën, Holandën, Spanjën, Poloninë si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Klan Kosova.

“Që nga 2 Mars 2020, Turqia ka vendosur të përjashtojë kërkesat për viza për anëtarët e zonës Shengen të Bashkimit Evropian, Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtime turistike në Turqi për çdo 90 ditë brenda periudhës 180 ditore’’.

“Ky hap synon rritjen e potencialit tonë të turizmit me këto vende, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona tregtare, ekonomike dhe kulturore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco