Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Masakra në Gjermani/ Autori ishte radikal i djathtë, viktimat me origjinë...

Masakra në Gjermani/ Autori ishte radikal i djathtë, viktimat me origjinë...

08:35, 20/02/2020
A+ Aa A-

Një natë e përgjakshme në Hanau të Gjermanisë. Të paktën 11 njerëz humbën jetën, shkruan gazeta BILD. Kërkimi për autorin përfundoi pas disa orësh. Ai u gjet i vdekur në banesë.

Gazeta gjermane shkruan se autori i krimit të rëndë quhet Tobias R.

Rreth orës 22:00 ai hapi zjarr në një bar-shisha në qendër të qytetit. Viktimat aty ishin pesë të rinj, mes tyre edhe një vajzë. Sipas informacioneve të BILD, bëhet fjalë për viktima me origjinë kurde. Ai hapi zjarr edhe në një tjetër bar. Sërish mendohet se viktimat ishin kurd ose turq.

Policia dyshon se autori i krimit veproi për shkak të pikëpamjeve të tij si ekstremist i djathtë. Gazeta BILD shkruan se autori ka lënë pas një vendi dhe një mesazh, ku tregon natyrën radikale të veprimeve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ekstremist i Djatht20/02/2020 09:19

Përshëndetje SYRI.net Ju lutem shumë a mund ta interpretoni përkatësinë "Ekstrem i Djathtë" për rastin e atentatorit në veçanti dhe për përkatësinë e këtij etiketimi në përgjithësi nga pikpamja politologjike? Kur thoni "Ekstrem i Djathtë", a e keni fjalën për grupimet naziste (Nacional-socialiste)? Nëse po, ju lutem bëni korigjimin e duhur tek titujt për të qenë korrekt ju me veten tuaj. një ekstremist i djathtë nuk vret. Të Djathtët janë për LIRINË. Ekstremi i Djathtë është për LIRINË MAKSIMALE. Të djathtët nuk vrasin. NAZISTËT JANË EKSTREM I MAJTË.

Shto koment

Denonco