Koronavirusi ul emetimet e gazrave serë/ Masat drastike mbyllën fabrikat

Koronavirusi ul emetimet e gazrave serë/ Masat drastike mbyllën fabrikat

23:21, 19/02/2020
A+ Aa A-

Sipas një studimi të publikuar gjatë ditës së sotme nga faqja e specializuar “Carbon Brief”, epidemia e koronavirusit, mund të ketë pakësuar me të paktën 25% emetimet e dyoksidit të karbonit, por ndikimi mund të jetë veçse i përkohshëm.

Si pasojë e masave drastike në kontrollin dhe kufizimin e qarkullimit për të frenuar epideminë, shumë fabrika kanë ndërprerë veprimtarinë ose punojnë me ritëm të ngadalësuar, duke sjellë rënien e dyoksidit të karbonit në atmosferë.

Konsumi i energjisë dhe emetimet e gazrave serë kanë rënë me 100 milionë tonë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 “Ulja e konsumit të qymyrit dhe naftës tregon një ulje me të paktën 25 % të emetimeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ekuivalente me 6 % të emetimeve globale gjatë kësaj periudhe”, theksohet në studim.

Çështja që mbetet për tu diskutuar është nëse ky ndikim pozitiv do të zgjasë dhe a do të ketë rikthim pasi epidemia të zhduket.

“Kur epidemia të nisë të zhduket, ka të ngjarë që të ketë një lloj ndotjeje hakmarrëse, me fabrikat që do të shtojnë prodhimin e tyre për të kompensuar humbjet pas mbylljes së tyre të zgjatur”, tha Li Shuo, zëdhënësi i Greenpeace në Kinë.

Një ulje e tillë në këtë periudhë dyjavore mund të paraqesë në vetvete, një rënie prej rreth 1 % të emetimeve vjetore të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco