Lidhjet me nazizmin/ Gjykata Kushtetuese gjermane po heton të kaluarën e ish-gjyqtarëve

Lidhjet me nazizmin/ Gjykata Kushtetuese gjermane po heton të kaluarën e ish-gjyqtarëve

22:49, 19/02/2020
A+ Aa A-

Në një vendim të ri të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, po merret në shqyrtim e kaluara e ish-gjyqtarëve, nëse ata kanë pasur ose jo lidhje me regjimin nazist, që sundoi vendin nga viti 1933 deri më 1945, tha sot kryetari i gjykatës, Andreas Vosskuhle.

Kryetari Vosskuhle u shpreh se në gjykatën me seli në perëndim të qytetit të Karlsruhes, 16 gjyqtarët e të dy senateve, që formojnë Gjykatën e Lartë Gjermane, kanë marrë një vendim.

“U zbulua se dy apo tre ish-gjyqtarë kanë pasur lidhje me nazizmin. Kjo duhet të shqyrtohet si pjesë e një procesi të strukturuar”, theksoi ai.

Sipas njoftiit, në qendër të hetimeve është Willi Geiger, i cili u zgjodh gjyqtar në këtë gjykatë për periudhën 1951-77.

Raportohet se ai ka shpallur një numër dënimesh me vdekje gjatë kohës që ka qenë në krye të një gjykate të veçantë nën regjimin nazist.

Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr vetë hetimin e kësaj çështjeje që u mbyll në vitin 2016.

U zbulua se më shumë se gjysma zyrtarëve në fjalë kanë qenë anëtarë të partisë së Adolf Hitlerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/02/2020 08:12

Pak si me vonesë.... por më mirë vonë se kurrë. Duhet të marrim shembull nga Gjermania, të pastrojmë komplet gjykatat, politikën, administratën nga komunistët, bashkpuntorët e hitlerit shqiptar. Duhet ta kishim bërë direkt në vitin 1991, por ajme pothuaj të gjithë politikanët "antikomunistë" të asaj kohe ishin ish komunistë, ose ish bashkëpuntorë të sigurimit (gestapos shqiptare), "bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë", me një fjalë u konsideruan të barabartë ujqit dhe dhe delet e sidomos qentë. Sigurisht ujqit dolën përsëri në krye, ndërsa qentë ruajtën zanatin. Delet si gjithmonë be be be... Por më mirë vonë se kurrë..

Shto koment

Denonco