Raporti/ Australia e shkrumbuar, rreth 75% e popullsisë e prekur nga zjarret

Raporti/ Australia e shkrumbuar, rreth 75% e popullsisë e prekur nga zjarret

22:03, 19/02/2020
A+ Aa A-

Sipas një raporti të detajuar, më shumë se 75% e popullsisë u prek nga zjarret që filluan në shtator të vitit 2019 në Uellsin e Ri Jugor, e më pas u përhapën në Queensland, Victoria dhe në Australinë e Jugut.

Raporti u publikua nga Universiteti Kombëtar i Australisë (ANU), lidhur me ndikimin e zjarreve që vazhduan përreth 6 muaj dhe u morën nën kontroll vetëm javën e kaluar.

Nga të dhënat e raportit u zbulua se nga 25 milionë banorë, rreth 3 milionë prej tyre janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zjarri, ndërsa rreth 15 milionë të tjerë në mënyrë indirekte.

Si pasojë e zjarreve massive, gjithashtu u regjistruan rreth 11 milionë hektarë të djegur.

Hartuesit e këtij raporti sqarojnë se australianët do të jetojnë për vite me radhë nën efektet e zjarreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco