Me varka drejt Evropës/ Autoritetet spanjolle shpëtojnë 24 emigrantë, raportojnë për 53 të zhdukur

Me varka drejt Evropës/ Autoritetet spanjolle shpëtojnë 24 emigrantë, raportojnë për 53 të zhdukur

20:06, 19/02/2020
A+ Aa A-

Shërbimi Detar i Spanjës tha se kishte shpëtuar 24 emigrantë pranë Ishujve Kanare në brigjet veriperëndimore të Afrikës.

Megjithatë autoritetet spanjolle ende po kërkojnë 53 persona, në dy anije me emigrantë të raportuara të zhdukura, sipas Rel.

Shërbimi i Marinës u dërgua të mërkurën në mëngjes për të kërkuar varka me emigrantë, por moti i keq e vështirësoi kërkimin.

Midis 24 emigrantëve të shpëtuar ishin nëntë gra dhe një fëmijë, tha Shërbimi i Urgjencës së Ishujve Kanare në llogarinë në Twitter.

Kalimi vdekjeprurës midis Afrikës veriperëndimore dhe Ishujve Kanare është bërë gjithnjë e më i popullarizuar për emigrantët, që përpiqen të arrijnë në tokën evropiane.

Më shumë se 1.000 migrantë arritën në Ishujt Kanare nga 1 janari deri më 15 shkurt, krahasuar me 66 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas ministrisë së Brendshme të Spanjës.

Të paktën 210 njerëz u zhdukën gjatë këtij rrugëtimi, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco