Shënohen rastet e para fatale në Iran, 2 pacientë vdesin nga koronavirusi

Shënohen rastet e para fatale në Iran, 2 pacientë vdesin nga koronavirusi

17:33, 19/02/2020
A+ Aa A-

Dy iranianë kanë vdekur në spital pas testimit pozitiv për koronavirusin e ri në qytetin e shenjtë shiit të Qom, kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore të qytetit tha për agjencinë e lajmeve Mehr të mërkurën.

"Dy iranianë, të cilët u testuan dhe dolën pozitiv me koronavirusin e ri më herët gjatë ditës së sotme, vdiqën nga sëmundja e frymëmarrjes,"  tha zyrtari për Mehr.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Iran Kianush Jahanpur konfirmoi vdekjen e tyre në Twitter,raporton Reuters.

Irani konfirmoi të mërkurën dy rastet e para të vdekjes nga virusit, tha zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei, menjëherë pas raportimeve që testet paraprake mbi të dy ishin rikthyer pozitive.

Ministria e shëndetësisë tha më herët se pacientët ishin futur në izolim.

Rabiei nuk dha kombësinë e dy personave të infektuar, por disa raporte sugjeruan se ata ishin shtetas iranian.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në territorin e Kinës kaloi 2,000 të mërkurën edhe pse numri i rasteve të reja ra për një ditë, pasi autoritetet shtrënguan masa të rënda në qytetin e goditur më keq në Wuhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco