Gjermania: Dënime të rënda për dhunën ndaj mjekëve, të mbrojmë ata që na mbrojnë!

Gjermania: Dënime të rënda për dhunën ndaj mjekëve, të mbrojmë ata që na mbrojnë!

11:56, 19/02/2020
A+ Aa A-

Mjekët, infermierët dhe ndihmësit e tyre në Urgjenca duhet të mbrohen më mirë në të ardhmen. Kjo është një pjesë e një projektligji në Gjermani, që lufton ekstremizmin e krahut të djathtë dhe krimin e urretjes, projektligj që u miratua nga Qeveria në 19 shkurt 2020.

Kështu, qeveria federale po reagon ndaj rritjes së dhunës ndaj personelit mjekësor.

Për këtë qëllim, mbrojtja e veçantë me ligj penal do të shtrihet në personelin mjekësor të Urgjencës dhe në departamentet e urgjencës ambulatore.

Stafi mjekësor i Urgjencës duhet të përfshihet nën mbrojtjen penale, të cilën Kodi Penal e jep deri tani për disa grupe profesionistësh, si për shërbimin e zjarrfikësve, mbrojtjen civile etj.

Kur punojnë për interesin publik, ata janë të ekspozuar ndaj situatave të veçanta të rrezikshme dhe kjo është arsyeja pse ata mbrohen veçanërisht si një grup profesional që afron ndihmë. Në raste të rënda, parashikohet deri edhe dënimi me pesë vjet burg.

Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn theksoi: “Mjekët dhe infermierët sulmohen gjithnjë e më shumë verbalisht dhe fizikisht, veçanërisht gjatë shërbimit të Urgjencës natën.

Kjo është absolutisht e papranueshme. Ata duhet të gëzojnë mbrojtjen e veçantë të komunitetit tonë. Prandaj ne po forcojmë dënimet për dhunë ndaj mjekëve, infermierëve dhe ndihmësve të Urgjencës. Mjekët dhe infermierët meritojnë respekt. Ne mbrojmë ata që na mbrojnë!”/ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco