Trump: Po punojmë për një marrëveshje të madhe tregtare me Indinë

Trump: Po punojmë për një marrëveshje të madhe tregtare me Indinë

11:39, 19/02/2020
A+ Aa A-

New Delhi – Presidenti Donald Trump tha se SHBA dhe India po punojnë për një marrëveshje shumë të madhe tregtare, por por ai nuk është i sigurtë nëse ajo do të përfundojë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.

Ndërsa Trump do të shkojë në Indi në të parin udhëtim të tij zyrtar të hënën, negociatorët janë përpjekur prej javësh që të krijojnë një marrëveshje të kufizuar që i jep  SHBA-së akses më të madh në tregjet e qumështit dhe shpendëve të Indisë dhe ulje tarifash në produktet e tjera.

Por ende asnjë njoftim nuk është bërë dhe një udhëtim i planifikuar nga Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA, Robert Lighthizer u anullua, duke nënvizuar vështirësitë e të dyja palëve.

“Ne mund të kemi një marrëveshje tregtie me Indinë, por unë jam duke e ruajtur marrëveshjen e madhe për më vonë,” i tha Trump gazetarëve të martën, jashtë avionit presidencial “Air Force One” në bazën ushtarake Andrews në Maryland.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco