Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Italia pret një rritje ekonomike më të vogël për shkak të koronavirusit Ministri Roberto Gualtieri

Italia pret një rritje ekonomike më të vogël për shkak të koronavirusit

11:18, 19/02/2020
A+ Aa A-

Romë – Parashikimi për rritjen ekonomike të Italisë në 2020 mund të  rishikohet me ulje nëse do të ketë një ndikim domethënës për shkak të shpërthimit të koronavirusit, tha Ministri i Ekonomisë të mërkurën, Robberto Gualtieri në një intervistë për Radio Capital.

Në fillim të këtij muaji, Guvernatori i Bankës së Italisë Ignazio Visco tha se virusi mund të ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike, “nga disa dhjetëra deri në një përqindje pikësh”,  por që një ndikim më domethënës nuk përjashtohej.

Ekonomia e Italisë – e treta më e madhe e eurozonës – u tkurr me 0.3% ndërmjet tetorit dhe dhjetori.

Mbikqyrësi i buxhetit tha javën e kaluar se pritet që GDP të rritet vetëm 0.2% në 2020, shumë më poshtë se parashikimi i mëparshëm prej 0.5% dhe niveli zyrtar 0.6 I synuar nga qeveria në muajin shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco